KIEV, 23 prill /ATSH-ANSA/ – Faleminderit të gjithëve, nuk do t’ju zhgënjej kurrë, ishin këto fjalët e ish-komedianit ukrainas, Vladimir Zelensky, i cili ia doli të zgjidhej president i vendit.
Sondazhet në fakt u shndërruan në vota dhe Ukraina është duke u përgatitur për të ndryshuar faqen.
Duke pasur parasysh premtimet – pa shumë detaje – të dhëna nga e djathta dhe nga e majta gjatë fushatës zgjedhore, pritshmëritë janë shumë të larta.
Udhëheqësit botërorë kanë shprehur urimet e tyre dhe për të kanë ardhur mesazhe pafund nga Uashingtoni, Brukseli, Parisi dhe Berlini, por jo nga Moska.
“Është shumë herët për të folur për urimet e Putinit për Zelenskyn”, tha zëdhënësi i Kremlinit, i cili jo pa qëllim e bëri me vonesë deklaratën e rastit, një vonesë që dukej qartë dhe hapur.
“Ne do ta gjykojmë nga veprimet e tij”, tha Dmitri Peskov duke theksuar se si përjashtimi i më shumë se tre milionë ukrainasve që jetojnë në Rusi peshonte shumë në votim.
Nga ana tjetër, spektakli demokratik i alternimit të pushtetit nuk ka kaluar pa u vënë re në vendin ku presidenti ka qenë ”i salduar” për pothuajse 20 vjet, aq shumë sa që Aleksei Navalny, blogeri tanimë udhëheqës i opozitës, përgëzoi ukrainasit për rregullsinë e votimit, që sipas tij ”është i rrallë në këto anë”.
Nuk është rastësi që vetë Zelensky iu drejtua “fqinjëve” të ish-hapësirës sovjetike duke u bërë thirrje atyre të marrin shembull nga Ukraina: “Gjithçka është e mundur”.
Kështu, nga ky këndvështrim ndoshta mund të shpjegohet edhe komenti i Kremlinit.
Është fakt se për Zelensky tani fillon puna e vërtetë.
Analizat pas votimit mbeten të humbura dhe ka nga ata si Vladimir Pastukhov, një studiues në University College London, i cili shkon përtej leximit të votës së protestës kundër çdo gjëje dhe të gjithëve dhe nënvizon se si pozicioni radikal post-revolucionar i luftës së ashpër në Moskë, e mbështetur nga një e treta e popullsisë dhe se shumica, pas pesë vitesh luftë, është “gati për një kompromis” në mënyrë që t’i kthehet jetesës normale.
Ish-komediani tani ka premtuar “një luftë informacioni” kundër Rusisë në Donbass dhe kjo, sipas politologut të mirënjohur rus, Evgheny Minchenko, përbën një sfidë për Moskën.
“Zelensky është pjesë e një brezi të ri, ka një ekip krijuesish të aftë për t’i dhënë jetë një produkti interesant. Por, përsëri, do ta shohim”, thotë Minchenko.
Tani, sfida e parë është të inkorporojë vertikalitetin e fuqisë ukrainase, të emërojë zyrtarë të rinj si Prokurori i Përgjithshëm dhe, mbi të gjitha, të gjejë një marrëveshje me Parlamentin.
Zgjedhjet parlamentare janë caktuar për në tetor dhe Zelensky nuk ka asnjë në anën e tij në parlament.
Prandaj, të gjitha dispozitat e tij mund të bllokohen.
Julia Timoshenko, një ish-kryeministre dhe ”caresha e gazit”, e cila u përjashtua në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ka thënë se qeveria tashmë duhet të japë dorëheqjen, sepse vendi ka votuar për ndryshime dhe ekzekutivi “nuk mund të qëndrojë atje edhe gjashtë muaj të tjerë”.
Ajo ka në parlament deputetët e saj, megjithatë ndihet aroma e mirëkuptimit. Edhe kjo është demokraci./ (Nga Mattia Bernardo Bagnoli) /ash/ a.jor.






















