Ballina Flash

“Kajakë n’Drin”, nxitje turizmit përmes sportit

TIRANË, 23 prill/ATSH/ “Kajakë n’Drin” është një mundësi për të gjithë të pasionuarit e sporteve të ujit, të cilët mund të bëhen pjesë e këtij aktiviteti sportiv në Lezhë.

Bashkia e Lezhës ka çelur sot thirrjen për këdo që ushtron sportet ujore, për t’u bërë pjesë e këtij aktiviteti, i cili nxit po ashtu turizmin në këtë rajon.

Ky është edicioni i 2-të i këtij aktiviteti, ku organizohen gara sportive me kajak në lumin Drin.

Aktiviteti synon po ashtu t’i japë tjetër një tjetër zhvillim turizmit në Lezhë, me synim për ta kthyer lumin Drin në një pikë atraktive për turistët e vizitorët./m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKOMENT – Zelensky nga televizioni në realitet
Artikulli tjetërGoli rekord i Mbappe ndaj Monaco-s