Ballina Bota

LONDËR – May rinis bisedimet me opozitën

LONDËR, 23 prill /ATSH-AFP/ – Dosja e Brexit rikthehet sot në axhendën e britanikëve pas pushimeve të Pashkëve, me rinisjen e diskutimeve të kryeministres, Theresa May me opozitën laburiste në përpjekje për të zhbllokuar situatën.

Nuk i mbetet më shumë se një muaj kohë qeverisë britanike, e cila do të mblidhet në mesditë për një mbledhje të kabinetit të ministrave, për të miratuar marrëveshjen e divorcit të arritur me Bashkimin Europian nëse dëshiron të shmangë pjesëmarrjen në zgjedhjet europiane, të planifikuara më 23 maj në Britaninë e Madhe.

Përgatitjet për këtë proces zgjedhor kanë nisur ndërkohë. Eurofobi Nigel Farage nisi fushatën e partisë së tij të Brexit më 12 prill ndërsa partia pro-europiane  “Change UK”, e cila ka bërë bashkë ish-laburistë dhe konservatorë, prezanton sot kryesuesit e listës.

May  synon të anulojë këto zgjedhje, të cilat vijnë tre vite pas votimit për Brexit, nëse ajo arrin të miratojë deri më 22 maj traktatin e largimit nga BE-ja nga ana e deputetëve britanikë, e cila rikthehet si çështje për diskutim sot pasdite në Parlament./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBEJRUT – ISIS-i merr autorësinë e sulmeve në Sri Lanka
Artikulli tjetërKOMENT – Zelensky nga televizioni në realitet