Ballina Bota

UKRAINË – Zelensky: Anëtarësimi në NATO vetëm me referendum

KIEV, 8 prill /ATSH-ANSA/- Kandidati presidencial ukrainas, Volodimir Zelensky deklaroi se anëtarësimi i Ukrainës në NATO duhet të paraprihet nga një fushatë e detajuar e informacionit dhe nga një referendum.

“Ukraina ka zgjedhur rrugën e integrimit europian dhe askush nuk do ta ndryshojë këtë kurs’’, tha Zelensky në një intervistë në një kanal televiziv ukrainas.

Ai shtoi se si një qytetar ukrainas, ai dëshiron ta shohë personalisht Ukrainën në NATO.

“Por, për të hyrë në NATO duhet t’u shpjegojmë njerëzve dhe kjo është shkruar edhe në programin tonë”, theksoi ai.

”Dëshiroj që hyrja në NATO duhet të bëhet përmes një referendumi”, theksoi Zelensky./   /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEKNOLOGJI – Një robot për të mundur autizmin
Artikulli tjetërGJERMANI – Obama të rinjve europianë: Shkoni dhe votoni