Ballina Flash

Plan masash për sezonin e ri veror në pikat kufitare Durrës dhe Kukës

TIRANË, 6 prill /ATSH/ – Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda zhvilloi inspektime në dy nga pikat kryesore hyrëse e dalëse kufitare, në Portin e Durrësit dhe në Morinë, Kukës.

Ajo pati takime me zyrtarë policorë në këto dy PKK dhe bisedoi mbi planin e masave në kuadër të sezonit të ri veror turistik. Voda inspektoi nga afër punën e strukturave kufitare, në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit për qytetarët.

Gjithashtu u trajtua problematika dhe masat shtesë për të parandaluar rastet abuzive të lëvizjes në zonën Shengen, nga qytetarë shqiptarë.

Inspektimet patën në fokus luftën kundër trafiqeve të paligjshme, nga agjencitë ligjzbatuese në vend. Në Morinë u diskutua edhe mbi ecurinë e marrëveshjes me palën e Kosovës për kontroll të përbashkët, me modelin “Një ndalesë, Një kontroll”. /a.a/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFilmi “Koncert në vitin ’36” shfaqet për publikun italian
Artikulli tjetërBebe Rexha dhe Dua Lipa nominohen në Billboard Music Award 2019