KOPENHAGË, 2 prill /ATSH-ANSA/ – Një avion vëzhgues portugez dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore të Finlandës, theksoi Ministria finlandeze e Mbrojtjes.
”Avioni ka kryer shkeljen e supozuar të hënën në mëngjes, në jugperëndim të kryeqytetit”, theksoi një zëdhënësi pa dhënë detaje.
Një zëdhënës i aviacionit portugez, nga ana e tij, theksoi se autoritetet finlandeze kanë informuar Portugalinë për shkeljen dhe se zyrtarët janë duke shqyrtuar këtë ankesë.
Avioni portugez, tip P-3, për momentin i vendosur në Poloni, merr pjesë në patrullat e NATO-s në kufijtë me Rusinë./ /os/ /em/ a.jor.






















