Ballina Bota

UKRAINË – Zelensky dhe Poroshenko në balotazh presidencial

KIEV, 1 prill /ATSH-ANSA/ – Sipas sondazheve të kryera nga kompania TSN, Vladimir Zelensky dhe Petro Poroshenko kaluan në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë.

Parashikimet e para konfirmojnë rezultatet e sondazheve të zgjedhjeve në Ukrainë, ku deri në tani, me numërimin e 31% të votave, 30,01% janë fituar nga komediani Vladimir Zelensky, i ndjekur nga presidenti në detyrë Petro Poroshenko me 16,7% dhe Julia Timoshenko me 13,2%.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Ukrainë ka publikuar deri tani të dhënat përfundimtare vetëm për pjesëmarrjen, që ishte 63,52%./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPrezantohet prefekti i ri i Shkodrës, Lleshaj: Angazhim maksimal për sigurinë e qytetarëve
Artikulli tjetërBE – BQE: Një Brexit i ashpër mund të trazojë tregjet