Ballina Aktualitet

Jep dorëheqjen prokurori Nezha, KLP vendos më 1 prill

TIRANË, 29 mars/ATSH/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet në 1 prill për të vendosur mbi dorëheqjen e Prokurorit të Pukës, Ardian Nezha.

Në mbledhjen e KLP-së që do të zhvillohet të hënën (1 prill) në orën 10:00 do të shqyrtohet deklarimi i mbarimit tё statusit të magjistratit për Ardian Nezhën, aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukё, më datën 30 prill 2019, për arsye të kërkesës për dorëheqje.

KLP do të miratojë edhe caktimin e përkohshёm tё një prokurori në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, si dhe caktimit tё përkohshёm tё një prokurori në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Në mbledhjen e datës 1 prill do të bëhet edhe hedhja e shortit pёr plotёsimin e anёtarёve tё Komisionit tё Posaçёm pёr vlerёsimin e kandidatёve pёr SPAK. /m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSpiropali: Shqipëria garanton paqe e stabilitet
Artikulli tjetër31 mijë dosje të regjistruara në Gjykatën e Lartë