Ballina Aktualitet

Spiropali: Shqipëria garanton paqe e stabilitet

TIRANË, 29 mars/ATSH/ – “Shqipëria është një vend me potencial të rëndësishëm zhvillimi dhe që garanton stabilitet në rajon”.

Kështu shprehet zëdhënësja e Qeverisë dhe ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali duke theksuar se kontributi i ushtarakëve shqiptarë bën që Shqipëria të jetë një nga partnerët më të besueshëm të NATO-s.

“Krenarë kur shohim se si kontributi i djemve dhe i vajzave në uniformë, ka bërë të mundur që sot Shqipëria të jetë një nga partnerët më të besuar të NATO-s, vend me potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi që garanton stabilitet në rajon”, shprehet Spiropali.

Në kuadër të 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ditën e sotme janë mbledhur në Tiranë përfaqësues nga vendet anëtare të kësaj organizate, prezencë e cila u nderua edhe me paradë ushtarake.

/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDako: Investimet transformuan Durrësin, mbajtëm premtimet tona
Artikulli tjetërJep dorëheqjen prokurori Nezha, KLP vendos më 1 prill