Ballina Bota

SHBA – Trump kritikon OPEC-un, bien çmimet e naftës

UASHINGTON, 26 shkurt /ATSH-AA/ – Çmimi i naftës së papërpunuar ka shënuar sot një ulje si pasojë e kritikave të presidentit amerikan Donald Trump në drejtim të OPEC-ut, që sipas tij po rritë çmimet në mënyrë të papërballueshme për botën.

Treguesi ndërkombëtare e naftës së papërpunuar “Brent”, fillimisht shënoi ulje të çmimit me 3,3 % të hënën, më saktësisht në 64,93 dollarë për fuçi, për të vazhduar trendin edhe të martën duke rënë në 64,86 dollarë për fuçi.

Ndërkohë edhe treguesi amerikan i naftës së papërpunuar “West Texas Intermediate” (WTI) ka shënuar ulje me 3,3 %, më saktësisht në 55,45 dollarë për fuçi dhe të martën në 55,28 dollarë për fuçi.

“Çmimet e naftës janë të larta. OPEC, ju lutem relaksohuni dhe merreni me të qetë. Bota nuk mund të përballojë rritjen, është e brishtë”, kishte shkruar Trump në “Twitter”, duke shkaktuar një rënie të çmimeve, që është hera e parë në tre muajt e fundit.

Të dy treguesit e naftës së papërpunuar, “Brent” dhe WTI, të premten arritën nivelin më të lartë që nga 16 nëntori i vitit të kaluar si rrjedhojë e marrëveshjes së OPEC-ut për kufizim të prodhimit, ndërkohë që sanksionet amerikane mbi Venezuelën dhe Iranin kanë ndikuar në rritje të çmimeve. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTURQI – Delegacion amerikan në Ankara për tërheqjen e trupave nga Siria
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Pasioni i Kim për limuzinat e blinduara “Mercedes”