TIRANË, 24 shkurt/ATSH/ Në sajë të punës intensive të OSHEE-së në terren është arritur përgjysmimi i numrit të fiderave të stakuar si pasojë e defekteve të shkaktuara nga moti i keq.
Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, erërat e forta në formë cikloni kanë dëmtuar rrjetin elektrik duke këputur përcjellësa dhe thyer izolatorë.
Grupet e avarisë së OSHEE në terren kanë riparuar 50% të fiderave me defekt në rang vendi.
Sipas informacionit të OSHEE-së, në mesditë është përmirësuar ndjeshëm situata në rajonin e Elbasanit dhe Shkodrës, krahasuar me të dhënat e dispencerisë qendrore në mëngjes.
Falë punës intensive të punonjësve të terrenit, është rikthyer energjia elektrike në masën 70% tek konsumatorët në zonat e prekura nga defektet.
Puna vazhdon për eliminimin e të gjitha defekteve dhe normalizimin e situatës së furnizimit me energji elektrike./m.m/e.caushi/























