SHBA – Trump: Koreja e Veriut pa armë bërthamore mund të jetë një gjigant ekonomik

UASHINGTON, 24 shkurt /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump vlerësoi sot se Koreja e Veriut mund të bëhej një gjigant ekonomik nëse do të hiqte dorë nga programi i saj bërthamor, para një samiti të dytë historik mes krerëve amerikan dhe koreanoverior javën e ardhshme në Hanoi, Vietnam.

“Presidenti Kim e kupton, ndoshta më mirë se kushdo tjetër, që pa armët bërthamore vendi i tij shumë shpejt mund të bëhet një prej fuqive të mëdha ekonomike të botës”, shkruan presidenti amerikan në “Twitter”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.