Ballina Aktualitet

Sot, tetë vite nga 21 Janari 2011, ku u vranë 4 protestues

TIRANË, 21 janar /ATSH/ – Sot shënohen tetë vite nga 21 Janari 2011, dita kur gjatë një proteste të Partisë Socialiste, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë u vranë katër protestues nga Garda e Republikës.

Gjatë protestës së 21 Janarit 2011, mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Ndërkohë sot në orën 11:00 do të zhvillohen homazhe për viktimat e 21 Janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

/gj.mima/a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ “21 Janari”, Rama dhe familjarët homazhe në nderim të 4 viktimave
Artikulli tjetërFOTO/ Njihuni me mjekun hero të ditëve të vështira në Malësinë e Madhe