Ballina Flash

FOTO/ Patronazhimi, rikthehen operacionet në maternitetin e Krujës

TIRANË, 14 janar/ATSH/ – Programi i patronazhimit po mundëson dhënien e shërbimit të specializuar afër vendbanimeve të qytetarëve.

Falë mjekëve të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” që po ofrojnë shërbimin e tyre në maternitetin e Krujës, grave po u mundësohet edhe lindja e fëmijëve pranë vendbanimeve të tyre.

Kështu, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se nuk është më e nevojshme që t’i drejtohen Tiranës për ndërhyrje, qofshin këto edhe të komplikuara.

Sipas saj, falë dhënies së shërbimit afër vendbanimit, janë realizuar në këtë maternitet lindje dhe disa ndërhyrje të vështirësisë së lartë.

Ministrja falenderon ekipin e mjekëve të maternitetit të Krujës dhe të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, për kryerjen e operacionit të vështirë. /z.tosku//a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë, parashikimi i motit 14 janar
Artikulli tjetërRamsey kryen vizitat mjekësore, numëron ditët që e ndajnë nga “Juventus”