Ramsey kryen vizitat mjekësore, numëron ditët që e ndajnë nga “Juventus”   

TIRANË, 14 janar/ATSH-A. Fortuzi/ – “Juventus” është në përgatitje intensive për ndeshjen e të mërkurës pasdite, ku përballë do të ketë “Milanin” në kuadër të superkupës së Italisë, ndeshje që do të luhet në Dubai. Por, kjo nuk do ndalon bardhezinjtë të hedhin hapa të rëndësishëm edhe në merkato.

Kështu gjatë ditës së dielë dhe mëngjesin e të hënës, Aaron Ramsey ka zhvilluar një pjesë të vizitave mjekësore, ritual, përpara se të hedh firmën te kontrata që do ta mbajë të lidhur me “Zonjën e Vjetër” të Italisë për pesë sezone, duke nisur nga qershori 2019. Edhe pse, mediet italiane i mëshojnë faktit, se Fabio Paratiçi, Drejtori Sportiv i torinezëve është duke bërë përpjekje për ta transferuar mesfushorin që këtë muaj, por për këtë duhet më parë duhet të gjendet gjuha e përbashkët me drejtuesit e “Arsenalit” që kërkojnë 20 milionë euro për ët lënë të lirë 28-vjeçarin.

Pavarësisht se si do përfundojë kjo tratativë, “Juventus” ka siguruar një nga mesfushorët më të mirë të Premier Ligës dhe të “Arsenalit”, që ishte në skadim kontrate. Vlera reale në treg e tij kap shifrën e 60 milionë eurove dhe në qershor, bardhezinjtë do ta sigurojnë lojtarin pa paguar asnjë euro, ndërsa nëse arrihet marrëveshja që në janar, atëherë transferimi do kushtojë jo më shumë se 20 milionë euro.

Ramsey pritet të forcojë një nga repartet jo pak problematikë të “Juventusit”, duke parë impenjimet e shumta, që bardhezinjtë kanë në Kampionat, Ligën e Kampionëve, Kupë të Italisë. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.