Ballina Bota

SHBA – Senatorja demokrate Warren njofton kandidaturën për presidencialet 2020

UASHINGTON, 31 dhjetor /ATSH-AFP/ – Senatorja Elizabeth Warren, një kritike e ashpër e presidentit Donald Trump, bëri sot hapin e parë në drejtim të një kandidature për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA, duke u bërë personaliteti i parë demokrat me peshë që zyrtarizon këtë ambicie.

Kjo 69-vjeçare progresiste, e zgjedhur në shtetin e Masaçusets që prej vitit 2013, njoftoi në “Twitter” fillimin e një komiteti mbështetës, që ka për synim mbledhjen e fondeve për një kandidaturë të mundshme.

Në një video të publikuar në faqen e saj në “Twitter”, ajo garanton se “kërkon të rindërtojë klasën e mesme amerikane, të dobësuar nga miliarderët dhe sipërmarrjet e mëdha që kanë rekrutuar personalitete politike që të mund të marrin një pjesë më të madhe të tortës”. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFestat, Veliaj dhe Borchardt drekë festive për njerëzit në nevojë në qendrat sociale
Artikulli tjetërSHBA – Trump mbron vendimin për të tërhequr trupat nga Siria