https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2215615758660477/
TIRANË, 31 dhjetor /ATSH- I.Vata/ – Kryeministri Edi Rama uroi shqiptarët për festat e fundvitit, duke shkruar “ta kaloni gëzuar sonte me familjet tuaja, ndërrimin e viteve!”
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë shqiptarët në një mënyrë të veçantë, duke publikuar pamje nga një atmosferë festive e fëmijëve në nevojë, ku bashkë me ta janë bashkuar prindër e fëmijë të stafit të Kryeministrisë.
“MIRËMËNGJES dhe me këto momente të gëzuara mes fëmijësh e prindërish familjesh në nevojë së bashku me fëmijët e prindërit e skuadrës së Kryeministrisë, ju uroj të gjithëve ta kaloni sa më gëzuar sonte në familjet tuaja, ndërrimin e viteve”, shprehet Kryeministri, ndërsa poston videon e festës së fëmijëve në Kryeministri./e.caushi/





















