Ballina Flash

Kartolina e bashkisë së Tiranës për festa vjen nga një nxënës i “Fan Nolit”

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ – Bashkia e Tiranës ka përzgjedhur si kartolinë urimi për gjithë qytetarët e saj një punim të Eron Lazajt nga shkolla “Fan Noli.

Përzgjedhja e kartolinës u bë pasi Bashkia e Tiranës organizoi edhe një konkurs me krijimtaritë artistike nga nxënësit e shkollave të kryeqytetit.

Fitues doli punimi i Eron Lazajt nga shkolla “Fan Noli” dhe ku paraqitet fshati i festave në sheshin “Skënderbej”, plot drita dhe ngjyra.

Kartolinën e publikoi vetë kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili gjithashtu shprehu edhe falënderimin e tij për Eronin e vogël.

“Këtë vit Kartolinën e Bashkisë Tiranë e caktuam nga propozimet e nxënësve dhe fitues ishte Eron Lazaj nga shkolla Fan Noli, flm lali!”, tha Veliaj.

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj, po ashtu iu ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës dhe jo vetëm, të argëtohen në sheshin Skënderbej me aktivitete e shumta që do zhvillohen gjatë këtyre ditëve festive të fundvitit.

“Të presim çdo darkë tek sheshi Skënderbej me atmosferën më të bukur të festave në vend”, tha ai, duke iu bërë thirrje qytetarëve që gjatë këtyre ditëve të jenë më solidarë me personat në nevojë.

“Mos harro të dhurosh lodra veshje ushqime e dashuri te kushdo që ka nevojë”, tha Veliaj. /o.l/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMOSKË – Putin dhe Merkel diskutojnë pasojat e tërheqjes amerikane nga Siria
Artikulli tjetërTestimi teorik për leje drejtimi, tashmë edhe on-line