Ballina Flash

Testimi teorik për leje drejtimi, tashmë edhe on-line

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ – Drejtoria e Përgjithshme e shërbimeve të transportit rrugor,  njofton se për herë të parë për qytetarëve do t’u ofrohet një shërbim i ri.

Nga sot gjithkush mund të zhvillojë testimin teorik on-line, njësoj si testi zyrtar, ku aplikantët mund të praktikohen e ushtrohen pa pagesë.

“Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor sjell për herë të parë Testimin Teorik Online, njësoj si testi zyrtar, ku aplikantët mund të praktikohen e ushtrohen pa pagesë online! Mëso, praktiko e PROVO VETEN!
testim.dpshtrr.gov.al”.

Kjo është një ftesë për të gjithë ata persona që duan të pajisen për herë të parë me leje drejtimi ose e kanë humbur atë.

“Mëso, praktiko e PROVO VETEN”.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të shërbimeve të transportit rrugor, fokusi është rritja, ndërgjegjësimi, informimi, aplikueshmëria, prakticiteti dhe familjarizimi i shërbimeve që ofron ky institucion. /o.l/j.p/

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKartolina e bashkisë së Tiranës për festa vjen nga një nxënës i “Fan Nolit”
Artikulli tjetërFOTO/ “Babagjyshi ekziston” sjell festë për fëmijët në teatër