MOSKË – Putin dhe Merkel diskutojnë pasojat e tërheqjes amerikane nga Siria

MOSKË, 29 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel diskutuan, gjatë një bisede telefonike, për tërheqjen amerikane nga Siria si dhe për konfliktin në Ukrainë, njoftuan burime nga Kremlini.

”Dy liderët folën për planin amerikan për tërheqjen nga Siria si edhe pasojat që mund të vijnë nga ky vendim”, shtuan këto burime.

Ndërkohë, sipas presidencës ruse, Putin dhe Merkel vunë theksin edhe te vendimet e marra në samitin ndërmjet Rusisë, Turqisë, Gjermanisë dhe Francës, që u zhvillua në Stamboll më 27 tetor./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.