Ballina Bota

MOSKË – Rusia zvogëlon numrin e duhanpirësve me vendosjen e taksave më të larta

MOSKË, 26 dhjetor /ATSH-DPA/- Ministria ruse e Shëndetësisë dëshiron të zvogëlojë numrin e duhanpirësve në vend në 5% të popullsisë deri në vitin 2050, njoftoi media lokale.

Në 2016-ën, 40 milionë rusë ose 40% e popullsisë janë duhanpirës.

Cigaret aktualisht janë më të lira në Rusi se sa në vendet e tjera europiane.

Sipas një dokumenti të ministrisë të cituar nga media lokale, Moska planifikon të arrijë zvogëlimin duke imponuar taksa më të larta.

Dokumenti nuk tregoi se sa do të kushtonin cigaret në të ardhmen.

Ministria e Shëndetësisë argumenton se një përqindje më e ulët e duhanpirësve do të lehtësojë barrën mbi sistemin e kujdesit shëndetësor dhe do të rrisë jetëgjatësinë./   /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKonsultim publik për pr/ligjin e kodit të sjelljes në kërkimin shkencor
Artikulli tjetërKosovë – Presidenti Thaçi, fjalim në Kuvend