Ballina Flash

Kosovë – Presidenti Thaçi, fjalim në Kuvend

PRISHTINË, 26 dhjetor /ATSH/ – Kuvendi kosovar mblidhet sot pasdite në seancë plenare vetëm me një pikë në axhendë: “Adresimi i Presidentit të Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e Tij, Hashim Thaçi, deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës”.

Sot po ashtu u mbajt një takimi koordinues për Dialogun Kosovë-Serbi, me ftesë të Kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Të ftuar ishin: Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Ekipi Negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV. Por, përfaqësuesit e dy partive opozitare nuk morën pjesë.

Ndërsa nuk u mbajt seana e jashtëzakonshme e Kuvendit kosovar e ftuar për sot në orën 10:00 me vetëm një pikë në axhendë: “Diskutim mbi dokumentin e përgatitur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si ‘Draftmarrëveshja gjithëpërfshirëse midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë’”.

Opozita deklaroi se deputetët e grupave parlamentare të koalicionit qeverisës nuk kishin shkuar në seancë. /e.malaj/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMOSKË – Rusia zvogëlon numrin e duhanpirësve me vendosjen e taksave më të larta
Artikulli tjetërBSH: Kartëmonedhat e dëmtuara këmbehen në bankat tregtare