Ballina Ekonomi

Festat e fundvitit, intensifikohet kontrolli ushqimor në tregjet e vendit

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ – Në prag të festave të fundvitit, kur shtohet dhe fluksi për blerjen e ushqimeve, Autoriteti Kontrollit i Ushqimit, (AKU) ka forcuar inspektimet në tregjet e vendit për sigurinë ushqimore.

Në harkun kohor shtator-dhjetor 2018 inspektorët e AKU-së kanë kryer 511 inspektime në tregjet e vendit dhe për shkeljet e konstatuara ka vendosur 194 paralajmërime 35 gjoba si dhe ka marrë 14 masa për ndërprerje të aktivitetit.

Sipas AKU-së, inspektimet gjatë kësaj periudhe janë shtrirë jo vetëm në njësitë tregtare por edhe tregjet e hapura, restorantet e institucionet parashkollore.
Inspektorët shprehen se, për produktet e pashoqëruara me faturë origjine dhe të konstatuara jashtë datës së skadencës, është marrë masa përkatëse për t’u larguar nga tregu.

AKU u bën apel qytetarëve të jenë sa më të vëmendshëm dhe të bëjnë blerje në subjekte të lincencuara siç janë marketet dhe supermarketet, ku ushqimet janë të kontrolluara dhe konform standardeve. /e.xh/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA, program shkëmbimi kulturor për muzikantët nga Shqipëria
Artikulli tjetërFOTO/ Mbillen 150 fidanë në Parkun Kombëtar të Tomorrit