TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ – Shqipëria si destinacion turistik gjithëvjetor tashmë po shndërrohet dhe në një vend me gjelbërim ku turistët e huaj të shijojnë bukuritë e peizazhit dhe gjithashtu një Shqipëri ambientaliste.
Nismat e ndërmarra nga institucionet përkatëse po i bëjnë qytetet e vendit tonë në zona oksigjeni ku qytetarët shijojnë natyrën dhe bukuritë e saj.
Stafi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Berat së bashku me nxënësit e shkollës 9-vjeçare Tomor, mbollën 150 fidanë të pishës dhe 20 fidanë akacie në ambientet përreth shkollës dhe shtëpisë së Rangers në Parkun Kombëtar “Mali i Tomorrit”. /a.a/j.p/























