TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ – SHBA vlerësojnë zbatimin e deritanishëm të Reformës në Drejtësi si dhe ngritjen e institucioneve më të reja, KLGJ dhe KLP.
Kjo u bë e ditur nga kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i cili ka pritur sot drejtoreshën për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Susan Falatko.
Zyrtarja e lartë e Departamentit të Shtetit por zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.
“Pritëm në PS Drejtoreshën për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit Susan Falatko. Vlerësim maksimal për zbatimin e deritanishëm të Reformës në Drejtësi, ngritjen e KLGJ, KLP dhe KED”, bën të ditur Balla.
Ai shton se në pranverë do të ngrihen edhe dy institucionet e tjera SPAK dhe BKH. /a.g/























