Ballina Aktualitet

Buxheti i shtetit kontribuon me 75% të tarifave universitare, studentët 25%

TIRANË, 20 dhjetor /ATSH/ – Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Universiteti Politeknik të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të  Arkitekturës dhe Urbanistikës, tha se ajo çfarë po paguan dhe do të paguajë qeveria për tarifat universitare, do të bëhet publike.

“Ju dini pjesën që paguani ju, nuk dini pjesën që paguan shteti. Kjo tani do të bëhet publike, që ju ta dini sa paguan shteti. Dhe kur të flisni për qeverinë të keni më respekt, sepse ju kontribuoni për tarifat tuaja 25%, shteti paguan 75%”.

Kryeministri iu bëri me dije studentëve se tarifat universitare do të subvencionohen.

“Ka që janë pak më shumë, ka që janë pak më pak. Por tarifat as nuk përgjysmohen as nuk zerohen, tarifat vetëm mund të subvencionohen sepse janë kosto”, tha ai. /o.l/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReformat në Dogana kanë rritur besueshmërinë tek biznesi
Artikulli tjetërZyrtarja e lartë e DASH: Vlerësim maksimal për zbatimin e Reformës në Drejtësi