Ballina Bota

SHBA – NYT: Hakerat kanë spiunuar komunikimet e BE-së për vite të tëra

NJU JORK, 19 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Hakera informatikë të infiltruar në komunikimet e diplomatëve të Bashkimit Europian për vite të tëra, shkruhet në gazetën amerikane ”New York Times” duke shpjeguar se kishte mijëra mesazhe të përgjuara, ku shpreheshin shqetësime mbi paparashikueshmërinë e administratës Trump, problemet me Kinën dhe Rusinë dhe programin bërthamor iranian.

Edhe pse nga Brukseli pretendohet  se nuk janë prekur komunikimet konfidenciale, metodat e hakerave pretendohet se kanë qenë të ngjashme për ato të përdorura më parë nga ushtria kineze.

Diplomatët, për shembull, përshkruajnë takimin e korrikut midis Trump dhe udhëheqësit rus Putin si “një sukses, të paktën për Putinin”, ose detajet e një takimi midis presidentit kinez Xi Jinping dhe zyrtarëve evropianë në fillim të vitit kur Xi do të paralajmëronte se Kina nuk do t’i nënshtrohej “ngacmimit” të Uashingtonit, edhe pse një luftë komerciale i godet të gjithë./ /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Juventus” gati të transferojë talentin e “Ajax”
Artikulli tjetërRama: Të forcojmë mekanizmat për funksionimin e autonomisë në universitete