KANADA – Otava: Një tjetër kanadez arrestohet në Kinë

OTAVA, 19 dhjetor /ATSH-AFP/ – Qeveria kanadeze konfirmoi sot arrestimin e një shtetasi të tretë kanadez në Kinë në vetëm pak ditë, rreth tre javë pas arrestimit në Vankuver të kryefinancieres së gjigantit kinez të telekomunikimit “Huawei”, që ka shkaktuar zemërim nga Pekini.

“Ministri i Punëve të Jashtme të Kanadasë është në dijeni të burgosjes së një qytetari kanadez në Kinë”, deklaroi një zëdhënës, duke konfirmuar informacione të dala në media më herët.

Një burim zyrtar ka theksuar nga ana tjetër se “nuk ka arsye që të besohet se kjo mund të ketë lidhje me rastet e tjera të ngjashme me kanadezë të arrestuar në Kinë”. /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.