Ballina Flash

Moti me reshje, masa në kryeqytet për të shmangur problematikat

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ – Për të shmangur vështirësitë që mund të shkaktohen si pasojë e motit të keq, bashkia e Tiranës ka marrë masat paraprake.

Punonjësit e mirëmbajtjes kanë marrë masat për heqjen e gjetheve nga rrugicat dhe pastrimin e kanaleve në Parkun e Liqenit, në mënyrë që ditët me shi ta gjejë bashkinë e Tiranës të përgatitur.

Më herët, reshjet e dendura shiu kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim dhe bllokimin e disa prej rrugëve problematike të kryeqytetit. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTUNIZI – ”Pranvera Arabe” përkujtohet me protesta
Artikulli tjetërFOTO – Shqiptarët e parë që pushtojnë majën më të lartë të Antarktikut