Ballina Lajme nga Vendi

Universiteti i Arteve: Grup pune pedagogë-studentë për problematikat

TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/ – Senati Akademik i Universitetit të Arteve ka dalë në mbështetje të protestës së studentëve, duke marrë disa vendime në mbledhjen e sotme.

Senati është shprehur i gatshëm të mbështesë kërkesat e formuluara nga studentët si dhe të përfshihet në të gjitha mekanizmat financiarë për të garantuar transparencë maksimale.

Në deklaratën zyrtare thuhet se Senati mbështet kërkesat e formuluara nga studentët si dhe përgjysmimin e tarifave të shkollimit  duke i kërkuar Bordit të Administrimit përllogaritjen e efektit financiar për UART.

Më tej, argumentohet se “Senati Akademik i UART merr përsipër me përgjegjësi përfshirjen e të gjitha mekanizmave financiare, për të garantuar transparencë maksimale dhe realizimin e tyre brenda vitit akademik 2018-2019, të të gjitha hapave të duhura drejt një arsimimi artistik cilësor, etikës në krijimtari e kërkim shkencor, por dhe përfshirjes direkte të studentëve. Senati Akademik i UART merr përsipër përfshirjen në statut dhe rregulloret e brendshme të institucionit, kodifikimin e rregullave të qarta që do të garantojnë pjesëmarrjen e nevojshme të studentëve në veprimtaritë akademike dhe financiare”, -sqarohet në deklaratën zyrtare.

Ndërkaq, Senati Akadamik i UART merr përsipër të ngrejë një grup të përbashkët pune, pedagogë dhe studentë, për shqyrtimin e të gjitha problematikave të ngritura dhe çështjeve të tjera që lidhen me përmirësimin e veprimtarisë së UART. /z.t/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVorë – Fushë-Krujë, zëvendësohen fugat e urave
Artikulli tjetërKuvendi miratoi projektligjet në rendin e ditës