Ballina Lajme nga Vendi

Vorë – Fushë-Krujë, zëvendësohen fugat e urave

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ – Autoriteti Rrugor Shqiptar, njofton se janë zëvendësuar të gjitha fugat e urave, në segmentin rrugor Vorë – Fushë-Krujë.

Ky investim parashikoi zëvendësimin e fugave në urën e Vorës, në dy urat në kthesën e Prezës, si dhe fugat e urës së Gjolës.

Aktualisht po vazhdon zëvendësimi i fugave në Rrugën e Kamzës tek ura e Institutit dhe në urën e Spatharës në segmentin Shkodër (Ura e Kirit) – Mjedë.

Gjithashtu Autoriteti Rrugor Shqiptar, bën me dije gjatë ditëve të ardhshme do të vazhdojë puna edhe për riparimin e fugave në segmentin Fushë-Krujë – Milot – Lezhë, në segmentin Plepa Rrogozhinë dhe në të gjitha urat sipas kontratave përkatëse. /o.l/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTURQI – Dollari fjala më e kërkuar në Google
Artikulli tjetërUniversiteti i Arteve: Grup pune pedagogë-studentë për problematikat