Ballina Bota

SHBA – Pompeo: OKB-ja të limitojë zhvillimin e raketave iraniane

NJU-JORK, 12 dhjetor /ATSH-AFP/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i kërkoi sot Këshillit të Sigurimit në OKB që të limitojë zhvillimin e raketave balistike iraniane që kërcënojnë sipas atij Lindjen e Mesme dhe përtej.

“Është e qartë se aktivitetet e regjimit iranian në fushën e raketave balistike janë shtuar që prej marrëveshjes bërthamore të arritur në 2015”, theksoi Mike Pompeo gjatë një mbledhje të Këshillit të Sigurimit mbi mos përhapjen e armëve.

SHBA-ja u tërhoq në maj nga kjo marrëveshje ndërkohë që europianët ritheksuan sot angazhimin e tyre të plotë për ta respektuar për aq kohë që Irani do e respektojë.

Të gjitha raportet e OKB-së deri tani tregojnë një respektim të plotë nga Teherani të detyrimeve të lidhura me marrëveshjen bërthamore. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFutsal – Shqipëria njeh kundërshtarët e paraeliminatoreve të Botërorit 2020
Artikulli tjetërCërrik/ Shkollës “Aleks Buda” do t’i shtohen terrene të reja sportive