TIRANË, 12 dhjetor/ATSH/- Pas një sërë rikonstruksionesh të shkollave në qytetin e Cërrikut, falë investimit të përbashkët të ambasadës Sllovake dhe bashkisë Cërrik, shkollës “Aleks Buda” do t’i shtohen ambiente të reja sportive.
Projekti parashikon ndërtimin e fushës dhe ndriçimin e saj. Bashkia Cërrik ka bërë të ditur se prej 3 vitesh vëmendje të veçantë i është kushtuar ambienteve arsimore si rikonstruksioni i plotë i shkollës në fshatin Shtëpanjë, shkollës në fshatin Shalës si dhe ndërtimi i ambienteve sportive në shkollën e mesme Gostimë.
Pas realizimit të projekti, terrenet sportive do të shfrytëzohen nga të gjithë edhe jashtë orarit të mësimdhënies.
z.tosku/e.caushi/























