Ballina Bota

SHBA – Viti 2018 i dyti më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në Arktik

UASHINGTON, 11 dhjetor /ATSH-AFP/ – Viti 2018 ka qenë i dyti më i nxehti në Arktik që prej fillimit të regjistrimit të temperaturave në vitin 1900, sipas raportit të agjencisë qeveritare amerikane, që paralajmëroi të martën se ngrohja po sjell ndryshime të thella në ekosistem.

Administrata Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) raportoi se vetëm viti 2016 ka qenë historikisht më i nxehtë se sa viti 2018.

NOAA-ja ka konstatuar një përgjysmim të popullsisë së drerëve veriorë që prej dy dekadash në këtë rajon si dhe ka vëzhguar ngjitje të algave të kuqe drejt Arktikut, për shkak të ngrohjes së ujërave. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVan Bomel, trajneri i “PSV”-së kërkon të marrë hak ndaj “Interit”
Artikulli tjetërProtesta në disa qytete, Rama-Bashës: Si e katandise opozitën