TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ – Van Bommel trajneri i “PSV” nuk e ka kapërdirë disfatën në shtëpi kundër Interit.
Një muaj më pas, ish-mesfushori i “Bajernit të Mynihut” dhe “Milanit”, rikthehet të flasë për ndeshjen e parë në Eindhoven.
“Fajtori i humbjes? Arbitri (duke iu referuar serbit Maziç)”. Mjafton kaq për ta motivuar, pasi për sa i përket rezultatit të “Inter”- “PSV” asgjë nuk ndryshon, cilido qoftë rezultati, holandezët janë matematikisht jashtë turneut.
“PSV” është në fazën e parë të një projekti rikthimi me skadencë të largët: “Luajtëm në ‘Camp Nou’, ‘Wembley’, tani në ‘San Siro’, “në ato stadiume përjeton emocione që nuk gjen shpesh gjëkundi tjetër, as në Holandë. Niveli është i lartë, por besoj se në grup kemi bërë mirë, edhe pse nuk morëm pikë”.
“Por, është eksperiencë”. “Sot duam të luajmë e të fitojmë”. “Kur isha në fushë, skuadra ime luftoi për 5-6 vite për të bërë rrugën e Ligës së Kampioneve. Për “Interin” kjo ndeshje është vendimtare, stadiumi do jetë plot. Nuk do të shohin rezultatin e “Barcelonës”, por do mendojnë vetëm për veten e tyre”, tha trajneri i “PSV”, Van Bomel. /o.l/j.p/























