Ballina Aktualitet

Protesta në disa qytete, Rama-Bashës: Si e katandise opozitën

TIRANE, 11 dhjetor/ATSH/- Dhjetëra qytetarë të mbështetur nga PD kanë bllokuar pasditen e sotme, disa akse rrugore në vend, në shenjë proteste kundër çmimit të karburantit.

Të mbështetur nga PD, qytetarët  bllokuan për disa minuta autostradën në Durrës, aksin Fier-Vlorë dhe aksin Korçë-Pogradec. Protesta u raportuan edhe në Shkodër, Lezhë, në Rrugën e Kombit, por edhe në zonën e Milotit.

Edhe në Korçë dhe Devoll, siç raportohet, protestës që mbështetet nga PD dhe LSI i janë bashkuar edhe fermerët.

Në lidhje me këto protesta, ka reaguar Kryeministri Edi Rama.

“Eh Artist si e katandise opozitën! Të rinjtë e PD maskohen si studentë, se ndryshe i përzënë; dega e Fierit zë rrugën me jelekë të verdhë sikur i merr porositë nga Parisi; bashkia e Kukësit shfaqet si grup biznesmenësh të vegjël që duan dyqan pa kasë; ndërsa ti vetë te Astir Boja”, shprehet Rama./a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Viti 2018 i dyti më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në Arktik
Artikulli tjetërStudentët protestojnë në dy grupe, Rama: Gjithçka na duhet është të flasim