Ballina Lajme nga Vendi

Berati ndez dritat e festave

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ – Nga sheshi qendror i qytetit të Beratit, në ditën tradicionale të 6 dhjetorit janë ndezur dritat e pemës së festave të fundvitit.

Ndezja simbolike e dekorit të dritave të pemës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri në sheshin qendror të qytetit, me pjesëmarrjen edhe të kryetarit të bashkisë, Petrit Sinaj, shënoi edhe nisjen e aktiviteteve të shumta artistike e kulturore për këto festa.

Të parët që krijuan një atmosferë festive ishin fëmijët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve, të cilët kishin përgatitur një program mjaft festiv. Nga ky koncert kryetari i bashkisë, Sinaj, uroi qytetarët beratas dhe të gjithë Shqipërisë për një vit të mbarë, të qetë dhe sa më të suksesshëm. Atmosfera festive vazhdoi më tej me koncertin e grupit të shkollës artistike “Ajet Xhindole”.

Bashkia e Beratit edhe këtë vit ka përgatitur një kalendar të larmishëm me aktivitete kulturore.

/z.tosku/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Unaza e Madhe”, bashkia vijon me prishjen e objekteve
Artikulli tjetërTarifa për provimet, Rektori i UMT: E kërkuam dhe do e përcaktojmë ne