Ballina Bota

SHBA – Trump i kërkon OPEC-ut për të mos ulur prodhimin e naftës

UASHINGTON, 5 dhjetor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump i kërkoi sot Organizatës së Vendeve Prodhuese të Naftës (OPEC) për të mos ulur prodhimin në mënyrë që kjo masë të mos reflektohet në rritjen e çmimit të arit të zi.

”Shpresoj që OPEC-u do të ruajë prodhimin në një nivel të qëndrueshëm, jo ta ulë atë. Bota nuk dëshiron të shohë dhe nuk ka nevojë për çmime më të rritura të naftës’’, u shpreh me anë të një postimi në ”Twitter” presidenti, në prag të takimit të grupit në Vjenë, ku pritet të vendoset nëse do të ulet apo jo niveli i prodhimit./ / v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFotoekspozitë, “Shkodra, qendër e Komandës së Ushtrive Austro-Hungareze”
Artikulli tjetërDurrës, operacion ndërkombëtar, në pranga italiani në kërkim