TIRANË, 5 dhjetor /ATSH- I. Vata/ – Ka startuar në Shkodër fotoekspozita “Shkodra, qendër e Komandës së Ushtrive Austro-Hungareze në vitet 1916-1918”.
Bashkia Shkodrës ka hapur dyert për fotoekspozita e cila ishte një konkretizim i asaj çfarë libri “Administriumi, Austro-Hungarez i Shqipërisë 1916- 1918” i promovuar po sot, tregonte në faqet e tij.
Fotoekspozita flet me gjuhen e të shkuarës së bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Austrisë dhe tregonte aspekte të jetës në Shkodrën e këtyre viteve, duke përcjellë imazhe që shfaqeshin për herë të parë.
Me këtë rast, kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi shprehet se mik pritëm në mjediset e Bashkisë edhe ambasadorin i Austrisë në vendin tonë, Johann Sattler dhe miqtë e tjerë që ishin të parët që shijuan këtë ekspozitë.
“Marrëdhëniet e Shkodrës me Austro-Hungarinë dje dhe Austrinë sot, kanë patur një themel të fortë dhe të hershëm e kjo ekspozitë ishte një provë tjetër e tyre”, shprehet Ademi. /a.g/































