Ballina Bota

BRUKSEL – BE: Moska dhe Uashingtoni të ruajnë INF-në

BRUKSEL, 5 dhjetor /ATSH-AFP/ – Shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini i kërkoi të mërkurën Rusisë dhe SHBA-së që të ruajnë traktatin mbi armët bërthamore me rreze të mesme veprimi (INF) të nënshkruar gjatë Luftës së Ftohtë, që mendohet se është shkelur nga Rusia pas krijimit të një sistemi të ri raketash.

“Traktati i nënshkruar nga Uashingtoni dhe Moska garanton paqen dhe sigurinë në territorin europian që prej 30 vitesh”, deklaroi Mogherini pasi mbërriti në selinë e NATO-s për një mbledhje të ministrave të Punëve të Jashtme, një ditë pas ultimatumit të lëshuar nga Aleanca ndaj Rusisë.

Traktati i nënshkruar në Uashington në 1987 i dha fund krizës së raketave në Europë të shkaktuar nga vendimi i Moskës për të vendosur në 1977 raketa të tipit SS-20 me rreze të mesme veprimi në gjendje që të godasin vendet e Europës.

Uashingtoni si përgjigje kishte vendosi në 1983 raketa të tipit “Pershing II” ish-Republikën Federale të Gjermanisë. /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Steinmeier në Kinë për të drejtat e njeriut, ekonominë dhe inteligjencën artificiale
Artikulli tjetërTEKNOLOGJI – Sony promovon smartfonin transparent