Ballina Bota

TEKNOLOGJI – Sony promovon smartfonin transparent

ROMË, 5 dhjetor /ATSH-ANSA/- Në një sektor smartfonësh të teknologjisë së lartë, kompanitë teknologjike provojnë zgjidhje të ndryshme për t’u dalluar nga njëra-tjetra.

Sony, për shembull, ka depozituar një patentë për një smartfon transparent.

Ideja është që të përdorim ekranin e dyfishtë, një para dhe një pas, dhe të zbatojmë një teknologji të refraksionit të dritës që mundëson simulimin e transparencës, që do të ishte e rregullueshme dhe gjithashtu plotësisht e çaktivizuar.

Në mesin e dy ekraneve do të jetë hapësira për strehimin e komponentëve të brendshëm të pajisjes.

Patenta është depozituar nga Sony në Spring dhe publikuar nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO) më 22 nëntor./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE: Moska dhe Uashingtoni të ruajnë INF-në
Artikulli tjetërATHINË – Cipras: Ballkani jo më një fuçi baruti