Ballina Lajme nga Vendi

Dua Lipa nuk ndalet, rrëmben një tjetër çmim

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ – Dua Lipa është ylli i momentit në skenën e muzikës botërore. Në fakt, ajo ka qenë edhe ylli i vitit duke marrë parasysh sukseset e projekteve të saj dhe arritjet e shumta.

Vlerësimet për 23-vjeçaren janë duke vazhduar akoma teksa jemi në përfundim të vitit 2018.

Këngëtarja shqiptare ka qenë njëra prej fitueseve në ceremoninë e dytë të përvitshme të Variety, ku ka fituar çmimin për ”Depërtimin e vitit”.

Gjithashtu, autorja e hitit “New Rules” është vlerësuar si një prej yjeve me pamjen më të mirë të mbrëmjes./a.a/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakArti, kultura dhe trashëgimia kulturore pjesë integrale e turizmit
Artikulli tjetërMeta: Shqipëria, vigjilente ndaj ndryshimeve klimaterike