Ballina Lajme nga Vendi

FOTO- Fieri zbukurohet për festat e fundvitit

TIRANË, 1 dhjetor/ATSH/- Festat e fundvitit do ta gjejnë Fierin të dekoruar dhe ndriçuar ndryshe nga herët e tjera.

Sheshi pranë parkut qendror të qytetit do të jetë sheshi i argëtimeve për fëmijët dhe qytetarët këtë fundvit.

Në qytetin e Fierit ka nisur puna për dekorimin e sheshit, vendosjen e pemës dhe gjithë infrastrukturës së nevojshme.

Në këtë muaj festash shtëpizat prej druri, njësitë e shërbimit, muzika dhe argëtimi, do të jene pjesë e pandarë.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi shprehet se “pas festave të nëntorit, vendosja e pemës së Krishtlindjeve është një tjetër moment festiv”.

Dritat e pemës do të ndizen më 6 dhjetor në parkun e madh të qytetit./k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Magjia e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë në dimër
Artikulli tjetërFOTO/ Nisma vullnetare “Gjuetia e Thesarit” afron të rinjtë me librin