Ballina Kulturë

FOTO/ Nisma vullnetare “Gjuetia e Thesarit” afron të rinjtë me librin

TIRANË, 1 dhjetor /ATSH/ – Nismat për të afruar të rinjtë me librin po ndërmerren çdo ditë nga institucionet përkatëse në çdo cep të Shqipërisë.

Qëllimi i tyre është që të zënë kohën e lirë të të rinjve në mënyrë produktive duke lexuar pasi duke lexuar sot i sigurojmë shoqërisë një lexues të ardhshëm.

Së fundmi nisma vullnetare studentore zhvilloi “Gjuetinë e Thesarit”. Ky projekt zhvillohet në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

Pjesë e këtij aktiviteti u bënë gjimnazistë dhe studentë të ndryshëm, të cilët renden në kërkim të “Thesarit”. Lojtarja e parë që arriti të kuptonte të gjitha indikacionet, duke ndjekur rregullat me përpikmëri ishte Megi Rama.

“Thesari” konsistonte në disa libra të dhuruar nga Ministria e Kulturës dhe nisma, në kuadër të Fushatës Kombëtare për Lexim, e mbështetur realizuar nga Nisma duke ndërtuar kështu një traditë 4-vjeçare.

Gjithsej ishin 9 të rinj që fituan libra dhe kupona per blerje librash me zbritje nga Librari Online Dituria(Shkodër). /a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO- Fieri zbukurohet për festat e fundvitit
Artikulli tjetërFOKUS – Gjithë vëmendja e G20-ës në takimin Trump-Xi Jinping