Ballina Bota

FOKUS – Gjithë vëmendja e G20-ës në takimin Trump-Xi Jinping

BUENOS AIRES, 1 dhjetor /ATSH-AFP/ – Në ditën e dytë këtë të shtunë, samiti i G20-ës vijon të shënohet nga krisje të shumta mes palëve. Sot gjithë vëmendja është përqëndruar në takimin në mbrëmje midis Donald Trump dhe Xi Jinping në përpjekje për të negociuar një armëpushim tregtar.

Nën vështrimin kritik mbi pasojat që mund të shkaktojë ndaj tregjeve, dy peshat e rënda të ekonomisë botërore kanë planifikuar një “darkë pune” në fund të ditës për të diskutuar për tarifat doganore, të cilat kanë nisur të kenë ndikim mbi rritjen ekonomike.

Gjithë panorama e shfaqur të krijon përshtypjen se është më tepër koha e dueleve sesa e negociatave mes të njëzetëve, dhjetë vjet pas samitit të parë të G20-ës të shënuar nga bashkimi i shenjtë përballë krizës financiare, ky takim mes presidentit amerikan dhe atij kinez është planifikuar fill pas përfundimit të programit zyrtar.

Një ditë më parë, Wall Street u mbyll me nota optimizmi për marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Pekinit. Analistët duan të shohin një shenjë pozitive me nënshkrimin në Buenos Aires nga pala e SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë e Marrëveshjes së re të Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut./ /v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Nisma vullnetare “Gjuetia e Thesarit” afron të rinjtë me librin
Artikulli tjetërProgrami social i ndihmës ekonomike, mbështetje për familjet që kanë vërtet nevojë