Ballina Aktualitet

Sistem i pastër drejtësie për “peshqit” e politikës

TIRANË, 13 nëntor/ATSH-Maela Marini/ “Vetëm një sistem i pastër drejtësie mund të merret me zullumet në politikë”, deklaroi sot në mbrëmje Kryeministri Edi Rama, i ftuar në një studio televizive.

Duke folur për Reformën në Drejtësi, Kryeministri Edi Rama u shpreh se “po bëjmë një transformim rrënjësor të sistemit të drejtësisë që është pushteti që heton, gjykon dhe ndëshkon”.

“Unë e di që njerëzit duan që ndëshkimet të ndodhin sa hap e mbyll sytë. Janë bërë shumë zullume, krime dhe padrejtësi, por kjo nuk mund të ndodhi. Këtë e bën vetëm një drejtësi e çliruar nga kthetrat e pushtetit dhe klientelave politike. Këtë po bëjmë tani”, – tha Rama.

Me Reformën në Drejtësi, Rama tha se “po i japim Shqipërisë një sistem për 100 vitet që vijnë dhe po pastrojmë Pallatin e Drejtësisë”.

“Që të shkohet te peshqit e politikës duhet të pastrohet drejtësia. Një drejtësi e pastër mund t’i turret politikanëve të zhytur në zullum. Kjo është gjëja që po bëjmë ne”, – tha Rama. /e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Stoltenberg: Europa e Mbrojtjes nuk duhet të forcohet në dëm të NATO-s
Artikulli tjetërFormalizimi i lojërave të fatit, reduktoi kompanitë dhe dyfishoi të ardhurat