LushnjeTjetër goditje në kuadër të operacionit "Ndëshkimi i të fortëve".Godet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta.Kontrolle nga policia e Lushnjes dhe FNSH në lokale, akse rrugore dhe ambiente të ndryshme.Kontrollet për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.Patrulla e Policisë Lushnje kap në flagracë një shpërndarës të drogave të forta.Sekuestrohen 15 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.Si rezultat i kontrolleve u arrestua në flagrancë një shtetas i cili shpërndante lëndë narkotike si dhe u procedua penalisht pasagjeri që ishte në automjet me të, shtetasi L.A, 27 vjeç, banues në Lushnje.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:•S.H, 24 vjeç, banues në Lushnje.Gjatë kontrollit të automjetit që drejtohej nga shtetasi S.H në kroskotin e tij, u gjendën dhe sekuestruan 15 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.Gjithashtu nga verifikimi që i është bërë automjetit tip Mercedes-Benz, dyshohet se ky automjet mund të jetë i vjedhur dhe trafikuar. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.
Posted by Drejtoria Vendore e Policisë Fier on E hënë, 12 Nëntor 2018
TIRANË, 12 nëntor/ATSH/- Policia e Lushnjës dhe Forca e Ndërhyrjes së Shpejtë në kuadër të operacionit “Ndëshkimi i të fortëve” arrestoi një shtetas, që shpërndante lëndë narkotike të forta.
Sipas njoftimit për shtyp të policisë, gjatë kontrollit të automjetit, që drejtohej nga shtetasi S.H 24 vjeç nga Lushnja, në kroskotin e tij, u gjendën dhe sekuestruan 15 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.
Policia bën të ditur gjithashtu se u procedua penalisht edhe pasagjeri që ishte në automjet me S,H, shtetasi L.A, 27 vjeç, banues në Lushnjë.
Policia sqaron se gjithashtu nga verifikimi që i është bërë automjetit tip “Mercedes-Benz”, dyshohet se ky automjet mund të jetë i vjedhur dhe trafikuar.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale./k.s/ /a.g/






















