PARIS, 8 nëntor /ATSH-AFP/ – Kompania ”Renault” njoftoi sot se do të prodhonte në Francë makina të reja sportive utilitare të markave ”Nissan” dhe ”Mitsubishi”, me rastin e një vizite të presidentit Emmanuel Macron në fabrikën e prodhimit në Maubeuge (veri).
”Renault” do të prodhojë në Maubeug ;;Nissan NV250’’ utilitare të lehtë bazuar në modelin e tij Kangoo, dhe do montojë në Sandouville (Seine-Maritime) një furgon të ri ”Mitsubishi”, i ngjashëm me modelin e ”Renault Trafic”.
Drejtori i përgjithshëm i ”Renault” Carlos Ghosn e bëri këtë njoftim në prani të presidentit të republikës, dhe punonjësve të pikës në veri të vendit.
CEO i ”Renault” theksoi se prodhuesi francez kishte premtuar këtë vit një vlerë të përgjithshme prej 1,4 miliardë euro investime në Francë për makinat elektrike dhe automjetet utilitare./ /v.b/





















