Ballina Bota

IRAK – Sulm me autobombë në Mosul

BAGDAD, 8 nëntor /ATSH-AFP/ – Komanda Ushtarake njoftoi sot për një sulm me autobombë pranë një restoranti në Mosul. Ky është sulmi i parë i shënuar në këtë qytet, në veri të Irakut që prej rimarrjes së kontrollit në korrik të vitit 2017 nga grupi i Shtetit Islamik (ISIS).

Megjithëse ISIS-i ishte larguar nga të gjitha qendrat urbane, pas një humbje të thellë në aspektin ushtarak dhe nuk kontrollonte më asnjë territor, grupi radikal zotëronte gjithsesi disa celula klandestine në Irak, kryesisht në zonat malore apo shkretëtira dhe përgjatë kufirit me Sirinë, si dhe në perëndim të Mosulit./ /v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDixhitalizimi i Shërbimit Konsullor, Bushati: Kemi zhdukur korrupsionin
Artikulli tjetërPARIS – ”Renault” do të prodhojë makina sportive utilitare ”Nissan” dhe ”Mitsubishi” në Francë