TIRANË, 6 nëntor/ATSH/- “Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale, në gjendje të vazhdojë të luftojë me forcë kundër krimit të organizuar është thelbësore për Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së”.
Kështu deklaroi sot ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca.
“Muajt e fundit Policia e Shtetit shqiptar ka ndërmarrë operacione të rëndësishme policore kundër krimit të organizuar. Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale, në gjendje të vazhdojë të luftojë me forcë kundër krimit të organizuar është thelbësore për Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së”, thekson Soreca. /k.s/ /a.g/






















